Prishtinë, 7 mars 2018 – Të nderuar përfaqësues të medieve, ju njoftojmë se nesër (e enjte), më 8 mars 2018, Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, organizon konferencën ndërkombëtare me temë “Festimi i pesë vjetorit të Akademisë Diplomatike të Kosovës”.
Konferenca fillon në orën 10:00 dhe mbahet në Hotel Sirius në Prishtinë. Hapjen e konferencës do ta bëj zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, drejtori i përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Kosovës, ambasadori Beqir Ismaili si dhe Nabil Ayad nga Këshilli për Tolerancë dhe Paqe, njëherësh këshilltar i jashtëm i zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Temat diskutimi të konferencës janë: “Gjinia dhe Diplomacia”, “Ligji dhe të Drejtat e Njeriut” dhe “Ekonomia dhe shtet ndërtimi”.
Ju mirëpresim!