Legalizimi i dokumentave publike të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës mund të bëhet vetëm në Kosovë bazuar në sistemin zinxhir të legalizimit të dokumentave.
- vërtetimin në institucionin përgjegjës për lëshimin e tyre,
- legalizimin në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe
Legalizimi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, bëhet për të gjitha dokumentat publike të cilat paraprakisht i janë nënshtruar vërtetimit në organet përgjegjëse.
- Çertifikata të gjendjes civile (të verifikuara paraprakisht në ARC/MPB)
- Vendim i lirimit nga shtetësia /fitim shtetësisë
- Diploma, certifikata dhe dëftesa, pasqyrë notash, vërtetime të institucioneve edukative (të verifikuara në MASHT)
- Dokumente gjyqësore (të verifikuara në Gjykatën Themelore)
- Vërtetime mbi të kaluarën kriminale (vërtetohen paraprakisht në PK)
- Akte noteriale
- Dokumente të përkthyera (nga përkthyesi gjyqësor)
Departamenti për Çështje Konsullore Rruga "Luan Haradinaj", Prishtinë 10000, RKS Tel: +383 38 200 77 037
E Hënë – E Premte 08:30 – 11:00 / 13:30 – 15:00
Orari i punës për tërheqjen e dokumenteve:
E Hënë – E Premte 11:00 – 12:00 (për Vulë Legalizuese)
E Hënë – E Premte 15:00 – 16:00 (për Vulë Apostile)
* Procesi i legalizimit bëhet vetëm në dokumentat publike origjinale.
** Legalizimi i dokumenteve publike aktualisht bëhet ME PAGESË.
***Për legalizimin e dokumenteve duhet të jetë i/e pranishme vetë pala, ose familjar i ngushtë (i shkallës së parë të gjakut), ose personi i autorizuar.
VIEW
VIEW
VIEW