556 - Politika | Ministria e Puneve te Jashtme

WBF – Fondi për Ballkanin Perëndimor

Fondi për Ballkanin Perëndimor (WBF) është krijuar me qëllim të promovimit të zhvillimit të bashkëpunimit më të ngushtë dhe fuqizimit të lidhjeve në mes të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian dhe prezantimin e përbashkët të WBF-së tek vendet e treta.  


Synimet e fondit ndiqen nëpërmjet mbështetjes financiare të aktiviteteve në çfarëdo fushe e cila kontribuon në bashkëpunimin ndërkufitar dhe ndër rajonal në fuqizimin e kohezionit rajonal, në veçanti në fushat e zhvillimit të bashkëpunimit kulturor, zhvillimit të shkëmbimeve shkencore, hulumtimit dhe bashkëpunimit në fushën e edukimit, promovimit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe zhvillimit të të rinjve, bashkëpunimit ndërkufitar, mediave, integrimit evropian dhe gjinisë si çështje të ndërlidhura.

Kosova është palë nënshkruese që nga themelimi në vitin 2015, dhe që nga janari 2019 e mban kryesimin e kësaj organizate.

Kosova e ka marrë kryesimin e WBF-së për vitin 2019, duke filluar nga data 1 janar 2019.

Sekretariati i WBF-së ndodhet në Tiranë, Shqipëri.  (Më shumë informata mund të gjinden në http://westernbalkansfund.org/)