553 - Politika | Ministria e Puneve te Jashtme

SEECP – Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) ka startuar në vitin 1996 në Sofje me synim të fuqizimit të bashkëpunimit dhe mirëbesimit rajonal, marrëdhënieve të mira fqinjësore, stabilitetit dhe sigurisë, marrëdhënieve të shtuara ekonomike, angazhimit në dimensionin human, drejtësisë, luftës kundër krimit të organizuar dhe luftës kundër terrorizmit.  

Dokumenti kryesor i SEECP-së është “Karta për Marrëdhënie të Mira Fqinjësore, Stabilitet, Siguri dhe Bashkëpunim në Evropën Juglindore” e miratuar në Samitin e Bukureshtit të vitit 2000.

Në vitin 2007, janë bërë ndryshime procedurale shtesë në kuptim të themelimit të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, që është krahu funksional i SEECP.

Në vitin 2014, në Samitin e Bukureshtit Kosova u bë pjesëmarrësja e trembëdhjetë në këtë proces të rëndësishëm politik rajonal.

Tani SEECP-ja përbëhet nga këta pjesëmarrës: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Hungaria, Kosova, Republika e Maqedonisë Veriore, Moldova, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Turqia dhe Sllovenia.

SEECP-ja është proces rajonal i koordinuar nga pjesëmarrësi i cili e ka kryesimin. Misioni themelor i tij është të nxitet perspektiva e BE-së për Evropën Juglindore dhe të punohet drejt konektivitetit, sigurisë, stabilitetit dhe përparimit ekonomik të rajonit. Në këtë mënyrë, kryesimet me rotacion punojnë ngushtë me Këshillin për Bashkëpunim Rajonal (RCC).

Kryesimi i SEECP-së e ndjekë parimin e rotacionit njëvjeçar (korrik-qershor), me renditje jo precize.

Kosova po e kryeson SEECP-në nga data 1 korrik 2019. (Më shumë informata për aktivitetet dhe ngjarjet e kryesimit të SEECP-së nga Kosova mund të gjinden në webfaqen përkatëse (webfaqja vjen së shpejti).