Fillon trajnimi “Fulbright” për lidership dhe menaxhment për nivelin e lartë të MPJ-së

Prishtinë, 20 janar 2020 - Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës, me përkrahjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, të hënën ka filluar trajnimin për lidership dhe menaxhment për nivelin e lartë menaxherial, respektivisht për diplomatë dhe zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ).

Me rastin e fillimit të këtij trajnimi, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike, z.Fatmir Haxholli, theksoi se ky trajnim është i një rëndësie të veçantë pasi që sipas tij, pritet të rrisë performancën e nivelit të lartë drejtues. “Trajnimi do t’i shërbejë përmirësimit të performancës individuale dhe asaj grupore, dhe njëherësh do të ndikojë edhe në rritjen e performancës dhe efikasitetit të MPJ-së”, tha z.Haxholli.

Trajnimi për lidership dhe menaxhment për nivelin e lartë të MPJ-së, ofrohet nga Specialisti i Fulbright, prof.Dr. Kenneth McDonald, përgjatë tre javëve intensive, për tre grupe të ndryshme pjesëmarrëse nga Ministria.

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30