Akademia Diplomatike mban trajnimin për protokollin shtetëror

Prishtinë, 16 janar 2020 - Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Departamentin e Protokollit të Shtetit, kanë organizuar për zyrtarë të Ministrisë trajnimin mbi protokollin e shtetit, me synim gërshetimin e aspekteve teorike dhe praktike të protokollit dhe imuniteteve.

Në këtë trajnim është diskutuar rreth ligjeve ndërkombëtare mbi aspektet protokollare, rolin e protokollit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, legjislacionin mbi Imunitetet dhe Privilegjet diplomatike, ceremonitë protokollare diplomatike, vizitat shtetërore, si dhe protokollin në misionet diplomatike dhe organizatat ndërkombëtare.

Trajnimi është zhvilluar nëpërmjet ligjëratës interaktive, ku pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë që përmes rasteve të veçanta të analizojnë aspektin ceremonial të procedurave të protokollit, duke përfshirë pyetjet dhe bashkëbisedimin.

/p>

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30