DREJTORI I PËRGJITHËM I AKADEMISË DIPLOMATIKE PRITET NË TAKIM NGA AMBASADORI NURI DOMI

Stafi i Akademisë Diplomatike, në përbërje prej Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë Diplomatike, ambasadorit Beqir Ismaili, si dhe dy zyrtarët e lartë për trajnim dhe zhvillim, z. Albert Kuqi dhe z. Faket Kajtazi kanë qëndruar në një vizitë pune zyrtare në Shqipëri me datë 02-03 prill 2019.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni nga Akademia Diplomatike, është pritur në takim nga ambasadori Nuri Domi, drejtor i departamentit të burimeve njerëzore në MPJ-në shqiptare, znj. Venera Domi, drejtor i Akademisë Diplomatike të Shqipërisë, si dhe z. Kastriot Noli, zyrtarë i lartë në Akademinë Diplomatike të Shqipërisë, në një ambient të ngrohtë dhe miqësor.

Stafi i Akademisë Diplomatike të Kosovës pasi kanë falënderuar akademinë shqiptare për pritjen, kanë diskutuar për format e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, duke përfshirë modulet e trajnimit, certifikimit, gradimit të diplomatëve të rinjë si dhe atyre të karrierës. Delegacioni nga Akademia Diplomatike e Kosovës, ka treguar gatishmërinë e saj për pritjen e delegacionit nga Akademia Diplomatike e Shqipërisë, në një vizitë pune për të shkëmbyer eksperiencat në mes të institucioneve në fushat me interes të përbashkët.

Në fund, ambasadori Domi, së bashku me bashkëpuntorë e tij, falënderoj Akademinë Diplomatike të Kosovës për vizitën, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin në mes të dy akademive.

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30