AMBASADORI ISMAILI PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E TURQISË NE KOSOVË

Prishtinë, 22 mars 2019 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, ambasadori Beqir Ismaili ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Republikën e Kosovës Sh.T.Z. ÇaÄŸrı Sakar

Gjatë këtij takimi është biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve në fushat me interes të përbashkët.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë z. Sakar, duke falenderuar ambasadorin Ismaili për pritjen dhe bashkëpunimin korrekt, ka dhuruar një donacion me dhjetra libra për bibliotekën e Akademisë Diplomatike, si shenjë e vazhdimsisë së bashkëpunimit ndërinstitucional.

Nga ana tjetër, drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, ambasadori Beqir Ismaili, ka falënderuar ambasadorin Sakar për donancionin si dhe për vizitën në Akademinë Diplomatike të Kosovës duke vlerësuar përkrahjen e shtetit turk në kuadër të zhvillimit dhe ndërtimit të republikës së Kosovës.

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30