AMBASADORI ISMAILI PRITI NË TAKIM AMBASADORIN HEINER HORSTEN

Prishtinë, 22 mars 2019 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, ambasadori Beqir Ismaili ka pritur në takim ekspertin për projekte dhe organizim ambasadorin Horsten.

Gjatë këtij takimi është biseduar për trajnimin e zyrtarëve të MPJ-së, në kuadër të organizimit të trajnimeve dhe ligjëratave për ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve të MPJ-së në fusha të caktuara të cilat konsiderohen si të rëndësishme për politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.Shkëmbimi i përvojave dhe ekspertiza e ambasadorit Horsten në fushën e organizimit dhe trajnimeve për zyrtarë të MPJ-së, është vlerësuar lartë nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike, i cili falënderoj ambasadorin Horsten për bashkëpunimin me MPJ-në e Kosovës.

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30