AMBASADORI ISMAILI PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E SLLOVENISË NE KOSOVË

Prishtinë, 06 mars 2019 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, ambasadori Beqir Ismaili ka pritur në takim ambasadorin e sllovenisë në Republikën e Kosovës Sh.T.Z. Bojan Bertoncelj

Gjatë këtij takimi është biseduar për thellimin e raporteve në të ardhmen ndërmjet Akademisë Diplomatike dhe ambasadës së Sllovenisë në Kosovë.

Ambasadori i Sllovenisë në Kosovë z. Bertoncelj, duke falenderuar ambasadorin Ismaili për pritjen dhe bashkëpunimin e ngushtë ka dhuruar 58 libra për biblotekën e Akademisë Diplomatike, duke theksuar se ky nuk është bashkëpunimi i fundit ndërmjet dy institucioneve.

Nga ana tjetër, drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, ambasadori Beqir Ismaili, ka falënderuar ambasadorin Bertoncelj për donancionin si dhe për vizitën në Akademinë Diplomatike të Kosovës duke vlerësuar lartë ndihmën e shtetit slloven në kuadër të zhvillimit të republikës së Kosovës.

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30