Përmbyllet cikli i parë i ligjëratave të organizuara nga akademia diplomatike

Prishtinë, 05 qershor 2018 – Ka përfunduar cikli i parë i ligjëratave të organizuara nga Akademia Diplomatike për zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme lidhur me funksionimin e MPJ-së dhe politikën e jashtme.

Nga muaji mars deri në muajin qershor, para zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme kanë ligjëruar drejtorë dhe udhëheqës të departamenteve dhe divizioneve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të Departamenteve dhe stafit të Ministrisë.


Ciklin e ligjeratave javore e hapi, z. Fitim Sadiku, Sekretar i Përgjithshëm i MPJ-së, i cili foli për rolin, aktivitetet, organogramin dhe organizimin e MPJ-së si dhe përgjegjësitë e tyre respektive.


Më tutje, janë mbajtur ligjerata të cilat kanë pasur për temë protokollin, diplomacinë ekonomike, komunikimin me publikun, çështjet politike, planifikimin e politikave, financat dhe shërbimet e përgjithshme, procedurat e prokurimit, çështje rajonale, ligjërata për shërbimet konsullore, si dhe për funksionimin dhe prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës.


Me rastin e përmbylljes së ciklit të parë të ligjeratave të organizuara nga Akademia Diplomatike, e Republikës së Kosovës, drejtori i përgjithshëm i Akademisë Diplomatike, ambasadori Beqir Ismaili ndau mirënjohjet për ligjeruesit si dhe çertifikatat për pjesëmarrësit e rregullt gjatë këtij trajnimi.

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31