AMBASADORI ISMAILI VIZITË ZYRTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE

Abu Dhabi, 08 Janar 2018 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, ambasadori Beqir Ismaili, qëndroi në një vizitë zyrtare dy-ditore në Emiratet e Bashkuara Arabe.

AmbasadoriIsmaili, në kuadër të vizitës zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe u prit nënjë takim nga presidenti i Akademisë Diplomatike të Emirateve të Bashkuara, BernardinoLeon.

Presidentii Akademisë Diplomatike të Emirateve të Bashkuara Arabe duke shprehurmirëseardhje delegacionit, foli për aktivitetet që realizon AkademiaDiplomatike e Emirateve, në shërbim të përgatitjes dhe përfaqësimit tëdiplomatëve të rinjë. Presidenti Leon shprehu gatishmërinë e tij përmbështetjen e bashkëpunimit në mes të dy Institucioneve si dhe shkëmbimin epërvojave në mes të dy Akademive.

Ndërkaq,drejtori i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, ambasadori Ismaili,ka falënderuar Presidentin Leon për pritjen, duke vlerësuar punën e AkademisëDiplomatike të Emirateve të Bashkuara Arabe në fushën e diplomacisë dhetrajnimeve. Në këtë kontekst, edhe objektivi i kësaj vizite është organizimi iaktiviteteve të përbashkëta ndërmjet dy institucioneve simotra në fushën etrajnimeve të diplomatëve të rijnë dhe organizimin e ligjëratave të ekspertëvetë ndryshëm në konferencat e ardhshme.

Nëvazhdën e vizitës zyrtare, ambasadori Beqir Ismaili, ka takuar edhe Dr. AliRashid Al Nuaimi,  kryetar i departamentittë Arsimit dhe Njohurive në Qeverinë e Abu Dhabit si dhe kryetar i Bordit tëQendrës ndërkombëtare për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm Hedayah.Gjatë këtij takimi u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe mbajtjen e një ligjëratënga ekspertët e këtij Instituti në ambientet e Akademisë Diplomatike.

Nëpërmbyllje të vizitës zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, drejtori iPërgjithshëm i Akademisë Diplomatike, ambasadori Beqir Ismaili ka takuar edhe MohamedAl Hammadi kryeredaktor i gazetës më të madhe në Emiratet e Bashkuara Arabe,Al-Itihad. Në këtë takim Hammadi ka theksuar rëndësinë e mediave në promovimine shteteve të reja si dhe është dakorduar me ambasadorin Ismaili për promovimine Republikës së Kosovës në këtë medium. 

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31