DREJTORI I AKADEMISË DIPLOMATIKE BEQIR ISMAILI, VIZITË ZYRTARE NË EGJIPT

Kajro, 07 dhjetor 2017 - Drejtori i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, ambasadori Beqir Ismaili, qëndroi për një vizitë zyrtare disa ditore në Egjipt, ku zhvilloi disa takime me personalitete të larta, zyrtarë të tjerë me qëllim të diskutimit dhe shqyrtimit të mundësive për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunim dypalësh.

 

AmbasadoriIsmaili, fillimisht u prit nga zëvendësministri i Jashtëm për çështje evropianeAmr Ramadan. Gjatë këtij takimi ambasadori Ismaili uroi ambasadorin Ramadan përpostin e ri dhe e njoftoi për zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës.
Në vazhdim, zëvendësministri Amr Ramadan falënderoj ambasadorin Ismaili përvizitën zyrtare në Egjipt, dhe konfirmoj vazhdimin dhe thellimin ebashkëpunimin në mes të dy vendeve.

 

Në margjina tëkësaj vizite, ambasadori Ismaili takoi sekretarin e përgjithshëm të parlamentitegjiptian Prof. Dr. Ahmed Sad. Gjatë këtij takimi Ahmed Sad e njoftoiambasadorin Ismaili për zhvillimet më të reja në parlamentin egjiptian, dhe udiskutua për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbenin e vizitave në mes të dyparlamenteve.
Ambasadori Ismaili, gjatë qëndrimin zyrtar në Egjipt u prit në takim edhe ngaambasadori Husam Zekij, ndihmës i Sekretarit të përgjithshëm të Ligës Arabe.Gjatë këtij takimi u bisedua për kontributin e Ligës Arabe për bashkëpunimin mëtë thellë në fushat me interes të përbashkët në mes të Ligës Arabe dheRepublikës së Kosovës. Ambasadori Zekij, konfirmoj mbështetjen e plotë të LigësArabe për Republikën e Kosovës.

Në vazhdë tëtakimeve ambasadori Ismaili, zhvilloj një takim me ambasadorin Munir Zahran, Kryetari Bordit të Këshillit për politikë të Jashtme të Egjiptit. Gjatë këtij takimiambasadori Ismaili njoftoi ambasadorin Zahran për arritjet e fundit në Kosovëdhe u dakorduan për mbajtjen e një tribune në mes Akademisë Diplomatike tëMinistrisë së Punëve të Jashtme dhe Këshillit të Egjiptit, ku do të marrinpjesë tre ambasadorë nga Egjipti në Republikën e Kosovës.

Ambasadori Ismaili, gjatë qëndrimin zyrtarë në Egjipt, zhvilloinjë takim edhe me ambasadorin Muhamed el Orabi, ish-ministër i jashtëm dhedeputet në parlamentin e Egjiptit. Ambasadori el-Orabi ritheksoj përkrahjen eplotë për thellimin e marrëdhënieve në fushat e përgjithshme në mes të dyvendeve.

Ambasadori Ismaili takoi edhe një numërtë personaliteteve të larta egjiptiane si Gjeneralin Muhamed Mutaveli,Gjeneralin Muhamed Abdul el-Haj, ambasadorin e Shqipërisë në Egjipt EduardSulo.

 

Gjatë vizitës zyrtare me ftesën efestivalit egjiptian, ambasadori Ismaili ishte pjesëmarrës në festivalinegjiptian ku u shfaqën dy filma nga Republika e Kosovës. Po ashtu ambasadoriIsmaili, mori pjesë në Konferencën e cila u mbajt nën kujdesin e Ministrisë sëKulturës së Egjiptit dhe mori pjesë në inaugurimin e panairit i cili u mbajt nëBibliotekën Egjiptiane.

Ambasadori Beqir Ismaili, gjithashtu mori pjesë në festën e28 nëntorit ku takoi një numër tëmadh të personaliteteve Shqiptare që veprojnë në Egjipt.

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31