Ambasadori Ismaili takoi ambasadoren e Turqisë në Kosovë

Prishtinë, 23 nëntor 2017 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, ambasadori Beqir Ismaili u prit në një takim nga ambasadorja e Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës, znj. Kivilcim Kiliç

Në këtë takim u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës dhe Ambasadës së Turqisë në Kosovë.

 

Ambasadori Ismaili, shprehi falënderimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit turk për Republikën e Kosovës, në veçanti në fushën e trajnimeve dhe diplomacisë.Gjatë këtij takimi, ambasadorja Kiliç, konfirmoi vullnetin e Republikës së Turqisë për përkrahjen e mëtejshme të diplomatëve të rinj të Republikës së Kosovës.

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31