Ambasadori Ismaili takoi studentët e Univesitetit të Sofjes në degën e albanologjisë

Sofje, 22 nëntor 2017 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, ambasadori Beqir Ismaili, gjatë vizitës zyrtare në Bullgari takoi studentët bullgar të universitetit të Sofjes.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike ambasadori Ismaili, në ambientin e Universitetit të Sofjes në shoqërimin e ambasadorit Kallaba, takoi studentët bullgar që studiojnë në degën e albanologjisë në kuadër të Unviersitetit të Sofjes.

 

Në këtë takim, ambasadori Ismaili, vlerësoi lartë interesimin e një numri të madh të studentëve bullgar për vendimin e tyre për të studiuar në degën e albanologjisë, dhe njëkohësisht shprehu gadishmërinë për të gjetur mënyra për të ofruar bashkëpunimin e Akademisë Diplomatike në fushën e trajnimeve dhe literaturës.

 

Studentët bullgar të degës së albanologjisë falënderuan ambasadorin Ismaili dhe shprehën mirënjohjen e tyre për vizitën e tij në Universitetin e Sofjes.

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31