Ambasadori Ismaili u prit në takim nga përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë

Sofje, 22 nëntor 2017 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, ambasadori Beqir Ismaili, qëndroi në një vizitë zyrtare dyditore në Bullgari.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike ambasadori Ismaili, u prit në një takim nga përfaqësuesi i Drejtorisë për Evropën Juglindore, z.Stoyan Stankuloff.

 

Gjatë këtij takimi ambasadori Ismaili dhe diplomati Stankuloff, biseduan rreth zhvillimeve të fundit në mes të dy shteteve, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në mes të dy vendeve.

 

Po ashtu, ambasadori Ismaili, vlerësoi lartë bashkëpunimin e jashtëzakonshëm që ka Akademia Diplomatike e Kosovës me Institutin Diplomatik të Bullgarisë në fushën e trajnimeve të diplomatëve të rinj.

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31