Ambasadori Kallaba pret në takim drejtorin e Akademisë Diplomatike të Kosovës

Sofje, 20 nëntor 2017- Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bullgari, Shpend Kallaba dhe stafi i Ambasadës, kanë pritur në një takim Drejtorin e Akademisë Diplomatike të MPJ-së, ambasadorin Beqir Ismaili, i cili me ftesë të drejtoreshës së Institutit Diplomatik të Bullgarisë, po qëndron në një vizitë zyrtare në Sofje.

Ambasadori Kallaba duke shprehur mirëseardhje delegacionit, foli për aktivitetet që realizon Ambasada, në shërbim të promovimit dhe forcimit të marrëdhënieve dypalëshe me Bullgarinë, por edhe në drejtim të shtrirjes së marrëdhënieve multilaterale me mekanizma e organizata të ndryshme që operojnë në Bullgari.

 

Ndërkaq, drejtori i AD-së ambasador Beqir Ismaili, ka falënderuar ambasadorin Kallaba për pritjen, duke vlerësuar punën e ARKS-së në drejtim të bashkëpunimit në mes AD-së së Kosovës dhe Institutit Diplomatik te Bullgarisë. Ne këtë kontekst, edhe objektivi i kësaj vizite është organizimi i aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet Akademisë Diplomatike dhe Institutit Diplomatik të Bullgarisë në fushën e trajnimeve të diplomatëve të rijnë dhe organizimin e ligjëratave të ekspertëve të ndryshëm në vitin që vjen.

 

Me këtë rast ambasadori Kallaba, ka shoqëruar delegacionin e AD-së në takimet që ata zhvilluan me drejtues të Institutit Diplomatik, përfaqësues të MPJ-së së Bullgarisë si dhe në Universitetin e Sofjes. 

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31