Ambasadori Ismaili priti në takim themeluesen e programit të Frankofonisë Nelly Porta

Prishtinë, 13 Nëntor 2017 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, ambasadori Beqir Ismaili, ka pritur në takim themelusen e programit të frankofonisë, znj. Nelly Porta.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin në mes të Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës dhe organizatës së frankofonisë, ku Republika e Kosovës është anëtare në cilësinë e vëzhguesit tani dy vite, gjatë këtij takimi u bisedua rreth indentifikimit të nevojave të stafit të Ministrisë së Punëve të Jashtme rreth programeve dhe aktivitetet të cilat ofrojnë ngritjen e kapaciteteve të diplomatëve të rinjë dhe shërbyesve civil të Republikës së Kosovës në kuadër të programit 2019-2022.

 

Gjatë këtij takimi udhëheqësja e organizatës së frankofonisë konfirmoi vazhdimin e bashkëpunimin në mes të Akademisë Diplomatike dhe organizatës së frankofonisë në fushën e trajnimeve.

 

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31