Ambasadori Ismaili takoi ambasadorin e Mali të Zi në Kosovë

Prishtinë, 10 Nëntor 2017 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, ambasadori Beqir Ismaili u prit në një takim nga ambasadori i Malit të Zi në Republikën e Kosovës sh.t.z Fehrat Dinosha.

Në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në mes të Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës dhe Akademisë Diplomatike të Malit të Zi. Ambasadori Ismaili, ka shprehur vullnetin e tij për forcimin e marrëdhënieve në mes të dy akademive Diplomatike. 


Gjatë këtij takimi ambasadori i Malit të Zi, konfirmoi vullnetin e Malit të Zi për vazhdimin e bashkëpunimin në mes të Akademisë Diplomatike në fushat të cilat janë interes i përbashkët. 

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31