Ambasadori Ismaili mori pjesë në Këshillin Botërorë për Tolerancë dhe Paqe

Valleta, 08 Nëntor 2017 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, ambasadori Beqir Ismaili, mori pjesë në inaugurimin e Këshillit Botëror për Tolerancë dhe Paqe në Maltë.

Gjatë këtij aktiviteti ambasadori Ismaili, ka takuar një numër të personaliteteve nga rajoni dhe bota. Në veçanti ka takuar presidentin e Këshillit Botëror për Tolerancë dhe Paqe, ku u bisedua për një bashkëpunim të mundshëm në mes të këtij Këshilli dhe Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës. Gjatë këtij takimi, z. Jarwan shprehi gatishmërinë e tij rreth lobimit për çështjen e Republikës së Kosovës përgjatë aktiviteteve që do të mbahen në kuadër të Këshillit. 

 

Gjithashtu, gjatë kësaj konference, ambasadori Ismaili është takuar edhe me përfaqësuesin e Sheikh al-Hazarit, Prof. Dr. Kemal Boraika, ku është diskutuar për forcimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Egjiptit. 

 

Po ashtu, gjatë konferencës, ambasadori Ismaili, ka takuar senatorin amerikan dhe atë britanik. 

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30