Ambasadori Ismaili priti në takim zëvendës-ambasadorin e Turqisë, Recep Koske

Prishtinë, 24 tetor 2017 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Kosovës, ambasadorin Beqir Ismaili ka pritur në takim zëvendës-ambasadorin e Ambasadës së Turqisë në Kosovë, Recep Koske.

Në këtë takim u diskutua rreth thellimit të bashkëpunimit të Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës dhe Akademisë Diplomatike të Turqisë. Drejtori i Përgjithshëm, ambasadori Ismaili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit që ekziston ndërmjet këtyre dy institucioneve, sidomos në fushën e organizimit të veçantë për trajnimet e diplomatëve të rinjë të Republikës së Kosovës.

 

Gjatë takimit, Ismaili falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme dhe theksoj rëndësinë e ripërtëritjes së marrëveshjes ndërmjet Akademisë Diplomatike të Kosovës dhe Akademisë Diplomatike të Turqisë.

 

Nga ana tjetër zëvendës-ambasadori Recep Koske, falënderoi ambasadorin Ismaili për pritjen dhe shprehu gatishmërinë për përkrahjen e vendit të tij sidomos në fushën e trajnimeve në diplomaci.

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31