Ambasadori Ismaili takoi ambasadorin e Kuvajtit në Tiranë, jorezident për Kosovë, Faiz Mashari al-Jasim

Prishtinë 5 tetor 2017 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Kosovës, ambasadori Beqir Ismaili, prit në një takim ambasadorin e Kuvajtit në Tiranë, jorezident për Kosovë, Faiz Mashari al-Jasim

Në ketë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në mes të Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës dhe Institutit Diplomatik të Kuvajtit. Ambasadori al-Jasim theksoi mbështetjen e tij të plotë për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve, respektivisht ndërmjet Akademisë Diplomatike të Kosovës dhe Institutit Diplomatik të Kuvajtit.

 

Gjatë këtij takimi u biseduar edhe për planifikimin e nënshkrimit të një memorandum të bashkëpunimit ndërmjet Akademisë Diplomatike të Kosovës dhe Institutit Diplomatik të Kuvajtit. Ambasadori Ismaili shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e vazhduar që shteti i Kuvajtit ofron për shtetin e Kosovës dhe institucionet e saj.


 

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30