Fillon edicioni i katërt i Shkollës Diplomatike për diplomatë të rinj

Prizren, 2 Tetor 2017 – Nën organizimin e Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe me mbështetje të Fondacionit gjerman Friedrich Ebert Stiftung, filloi punimet konferenca e katërt me radhë e Shkollës Diplomatike për diplomatët e rinj dhe me përfaqësim nga vende të ndryshme të botës, me temën “Të drejtat e Njeriut dhe Demokracia”.

Në fillimin e punimeve të kësaj ngjarjeje, diplomatëve të rinj iu drejtua, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasadori, Beqir Ismaili, duke iu dëshiruar mirëseardhje dhe konferencë të mbarë.


Në hapje të konferencës, të pranishëm ishin Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Fatmir Sejdiu, Drejtori i Fondacionit gjerman Friedrich-Ebert-Stiftung për Kosovë, z. Frank Hantke, ish-Ministrja për Dialog, znj. Edita Tahiri, Drejtori i Akademisë Diplomatike të Universitetit të Loughborough, z. Nabil Ayad si dhe drejtorë nga Akademitë Diplomatike të vendeve të rajonit.


Në fjalimin e tij mirëseardhës, Drejtori i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës ka theksuar rolin e kësaj akademie në trajnimin dhe përgatitjen e diplomatëve të rinj të cilët janë imazh dhe pasqyrë e shtetit të Kosovës. “Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës që nga themelimi i saj në mars të vitit 2012, ka treguar profesionalizmin dhe përkushtimin e nevojshëm për përgatitjen dhe trajnimin e anëtarëve të stafit diplomatik e konsullor dhe zyrtarëve të tjerë të cilët shërbejnë nëpër misionet e Republikës së Kosovës jashtë vendit”.


Në panelin e parë, diplomatëve të rinj iu adresuan me fjalën e tyre edhe  Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli, ish-Presidenti i Republikës së Kosovës z. Fatmir Sejdiu, drejtori për Kosovë i fondacionit gjerman Friedrich Ebert Stiftung, z. Frank Hantke dhe ish-ministrja për Dialog, znj. Edita Tahiri.


Shkolla diplomatike për diplomat të rinj vlerësohet si njëri nga aktivitetet më të rëndësishme vjetore të Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila bashkon diplomatë të rinj nga e gjithë e bota. E veçanta e këtij viti është pjesëmarrja edhe e diplomatëve të rinj nga Tajlanda, veç diplomatëve nga vendet e rajonit si Kroacia, Bullgaria, Maqedonia dhe Mali i Zi. 


Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31