Akademia Diplomatike organizon seminarin profesional ’’Për çështje konsullore dhe gjendje civile’’

Prishtinë, 18 shtator 2017 – Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me departamentin për çështje konsullore dhe me ministrinë e Punëve të Brendshme organizuan seminarin për “çështje konsullore dhe gjendje civile“

Në këtë seminar po marrin  pjesë drejtori i Përgjithshëm i AkademisëDiplomatike të Republikës së Kosovës, ambasadori Beqir Ismaili, drejtori përçështje konsullore, Ibrahim Shabani, udhëheqësi i Divizionit për gjendjecivile, Erdon Arifaj si dhe zyrtarë nga ministria e Punëve të Jashtme e Republikëssë Kosovës.

 

Në hapjen e këtij seminari, ambasadori Ismailitheksoi rëndësinë e trajnimit të diplomatëve kosovarë në fushën e gjendjescivile dhe çështjeve konsullore, si një ndër shtyllat kryesore të përfaqësimittë imazhit të Republikës së Kosovës. Në përmbyllje të fjalimit ambasadoriIsmaili, u zotua se Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës, do të ketëgjithmonë gatishmërinë dhe përgatitjet e nevojshme për organizimin e trajnimevedhe konferencave të cilat ngrisin kapacitetet e anëtarëve të Ministrisë sëPunëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

 

Në vazhdim të Seminarit, drejtori për çështjekonsullore, Ibrahim Shabani njoftoi të pranishmit me procedurat dhe plan programin të seminarit, ndërsa njëfjalim rasti mbajti edhe  Erdon Arifajudhëheqës i divizionit për gjendje civile në kuadër të Ministrisë së Punëve tëBrendshme. 

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30