Ambasadori Ismaili vizitoi Mbretërinë Hashemite të Jordanisë

Aman, 7-9 gusht 2017 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Kosovës, ambasadori, Beqir Ismaili ka vizituar Mbretërinë Hashemite të Jordanisë. Gjatë vizitës dy ditore ambasadori Ismaili ka takuar personalitete nga jeta politike dhe diplomatike e Jordanisë. Si fillim ai ka takuar drejtoreshën e Institutit Diplomatik të Jordanisë, ambasadoren Lina Arafat për të finalizuar nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit midis Akademisë Diplomatike të Kosovës dhe Institutit Diplomatik të Jordanisë.

Pastaj ambasadori Ismaili ka takuar ministrin e Kulturës së Jordanisë, Nabih Shuqum edhe sekretarin e Përgjithshëm të kësaj ministrie, Hazaa Al-Barari të cilë i ka falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen që Jordania po i jep Kosovës. Në këtë takim u tha se Jordania është e interesuar për thellimin e bashkëpunimit kulturor dhe për lehtësimin e këtij bashkëpunimi propozon nënshkrimin e një memorandumi të bashkëpunimit dhe është e hapur për pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Kosova në festivalet, panairet, konferencat e aktivitetet e tjera që organizon derisa Amani është kryeqytet i kulturës islame më 2017. Gjithashtu Ismaili ka takuar edhe ministren Dr. Wael Arabiyat ku janë dakorduar për bashkëpunim të ndërsjellë ndërsa Jordania u zotua në përkrahje Kosovës në fushën e shkollimit.


Në kuadër të kësaj vizite ambasadori Beqir Ismaili ka vizituar edhe universitetin e Jordanit dhe ka takuar Presidentin e Universitetit Prof. Dr. Azmi Mahafzah ku kanë biseduar në fushën e arsimit.


Ambasadori Ismaili ka vizituar edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Jordanisë ku është takuar me sekretarin e Përgjithshëm, Mohammad Taisir Masadeh dhe me Kawther Alitan, zëvendësdrejtoreshë e Departamentit për çështje Evropiane, ku i ka falënderuar për njohjen e Kosovës dhe mbështetjen e vazhdueshme të Jordanisë, sidomos për mbështetjen për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. Gjatë këtij takimi zyrtarët jordanezë janë interesuar për mundësitë e bashkëpunimit sidomos në fushën e ekonomisë dhe turizmit. Ndërsa në përmbyllje të vizitës së tij, ambasadori Ismaili ka takuar edhe drejtorin e Qendrës për Studime Strategjike (CSS) Prof. Dr. Musa Shteiwi.

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30