Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit midis Akademisë Diplomatike të Kosovës dhe Institutit Diplomatik të Jordanisë

Aman, 6-10 Gusht 2017 - Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës dhe Instituti Diplomatik i Jordanisë kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit në mes këtyre dy Institucioneve simotra, duke krijuar mundësi të reja të zgjerim të mëtejmë të bashkëpunimit në shkëmbimin e informatave dhe përvojave përkitazi me programet e tyre përkatëse të studimit dhe hulumtimit, seminareve dhe aktiviteteve tjera akademike dhe të trajnimit.

Nënshkrimi i këtij Memorandumi të Bashkëpunimit u bë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Jordanisë nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Kosovës, Ambasadori, Beqir Ismaili dhe Drejtoresha e Institutit Diplomatik të Jordanisë, Ambasadorja Lina Arafat.  

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Jordani, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike, Ambasador Ismaili ka zhvilluar takime në Ministrin e Punëve të Jashtme të Jordanisë, Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Vakëfit, Drejtorinë e Institutit për Hulumtime si dhe me Rektorin e Universitetit të Jordanisë. 

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30