Drejtori i Akademisë Diplomatike priti në vizitë delegacionin nga universiteti i Iowa-s

Prishtinë, 17 korrik 2017 - Drejtori i Akademisë Diplomatike, ambasadori Beqir Ismaili, priti në vizitë një delegacion nga Universiteti i Iowa-s. Gjatë këtij takimi u diskutua për forcimin e bashkëpunimit në mes të Akademisë Diplomatike dhe Universitetit të Iowa-s.

Në përbërje të këtij delegacioni ishin Adrein K. Wing, Dekane e asocuar për programe ndërkombëtare në kuadër të Universitetit të Iowa-s, si dhe Chris Ross, përfaqësues i lartë nga Universiteti i Iowa-s.

Në këtë takim u diskutua rreth vazhdimit të bashkëpunimit në mes të Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës dhe Universitetit të Iowa-s në fushën e artit, shkencës dhe hulumtimit.

Gjatë këtij takimi, ambasadori Ismaili shprehu përkrahjen e plotë për bashkëpunim në mes të dy institucioneve.

Në përmbyllje të vizitës, përfaqësuesit e Universitetit të Iowa-s shprehën falënderimet e tyre për mikpritjen nga ambasadori Beqir Ismaili, si dhe mbështetjen e plotë për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Akademisë Diplomatike dhe Universitetit të Iowa-s.

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31