Drejtori i Akademisë Diplomatike priti në vizitë delegacionin nga Universiteti i Iowas-s

Prishtinë, 10 korrik 2017 - Drejtori i Akademisë Diplomatike, ambasadori Beqir Ismaili, priti në vizitë një delegacion nga Universiteti iI Iowa-s. Gjatë këtij takimi u diskutua për forcimin e bashkëpunimit në mes të Akademisë Diplomatike dhe Universitetit të Iowa-s.

Në përbërje të këtij delegacioni ishin dekani i Programeve Ndërkombëtare në kuadër të Universitetit të Iowa-s, Downing Thomas, si dhe dy zyrtarë të lartë nga po ky Universitet.

Në këtë takim u diskutua rreth forcimit të bashkëpunimit të mëtejshëm në shumë fusha, sikurse në atë të industrisë, kulturës, drejtësisë, hulumtimeve dhe arsimit.

Gjatë këtij takimi Ambasadori Ismaili, shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e mëtutjeshëm me Universitetin e Iowa-s.

Në përmbyllje të vizitës, përfaqësuesit e Universitetit të Iowa-s shprehën falëminderimet e tyre për mikëpritjen nga Ambasadori Beqir Ismaili, si dhe mbështetjen e plotë për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Akademisë Diplomatike dhe Universitetit të Iowa-s.

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31