Drejtori i Akademisë Diplomatike vizitoi Egjiptin, synohet thellimi i bashkëpunimit në mes të dy shteteve

Kajro, 15 - 24 Qershor, 2017 - Drejtori i Akademisë Diplomatike, ambasadori Beqir Ismaili, qëndroi për një vizitë zyrtare disa ditore në Egjipt, ku zhvilloi disa takime me personalitete të larta, zyrtarë të tjerë me qëllim të diskutimit dhe shqyrtimit të mundësive për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunim dypalësh.

Ambasadori Ismaili, fillimisht ishte i ftuar në emisionin “Sabah el Kheir ja Masr” – “Mirëmëngjesi Egjipt”, emision ky pjesë e televizionit shtetëror dhe ka një audience prej miliona shikuesve. Ambasadori Ismaili gjatë këtij emisionin foli për Marrëdhëniet Egjipt – Kosovë dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në fushën kulturore, shkencore dhe komerciale. Ky emision u mirëpritë dhe u shpërnda nga mbarë mediat egjiptiane.

Nw vazhdim, ambasadori Isamaili zhvilloi njw numër tw takimeve me personalitete të larta egjiptiane, ku u bisedua për zhvillimet më të reja në mes të Kosovws dhe Egjiptit, si: Ambasadorin Mohamed el Orabi, deputet nw Parlamentin egjiptian, si dhe ish-ministwr i Punëve të Jashtme, ambasadorin Essam Sharaf, ish-kryeministër i Egjiptit, Ambasadorin Muhamad Enis, Anëtar dhe koordinator i grupit të punues të Këshillit të OKB-së, Ahmed El-Moslemany, gazetar në televizionin më me ndikim në Egjipt dhe botën Arabe – Tv Dream, rektorin e Universitetit Al-Azhar, Prof. Dr. Muhamed Hysen, Prof. Dr. Ata El Senbati, anëtar i Kwshillit tw Lartë nw Universitetitin Al-Azhar, gjeneralin Mohamad Abdul Salam Mahgoub, ish-ministër i zhvillimit lokal, ish-Guvernator i Aleksandrisë dhe disa komunave tjera. 

Në margjina të kësaj vizite, ambasadori Ismaili takoi Admiralin, Muhamed Mutaveli njëherësh Kryetar i sallonit detar të Egjiptit i cili për nder të vizitës zyrtare të ambasadorit Ismaili, shtroi një iftar ku morën pjesë figura të shquara Egjiptiane. Gjatë kësaj ceremonie ambasadori Ismaili theksoi rolin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Egjiptit, si dhe njoftoi të pranishmit për zhvillimet më të reja në Republikën e Kosovës. Pas ceremonisë u mbajt Seminari me temën “Perspektivat e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit Egjipt-Kosovë”. Në Këtë Seminar u prezantua dokumentari “Kosova në mes të kaluarës, të tashmes dhe të Ardhmes”. Në fund Ambasadori Ismaili, iu përgjigj një numri të pyetjeve nga të pranishmit.

Ambasadori Ismaili, gjithashtu ishte i ftuar në seminarin e organizuar nga Forumi egjiptian i Medias, ku vlerësoi rolin e Egjiptit në mbështetje të çështjes së shqiptarëve të Kosovës në nivelet politike dhe humanitare.

Ai tha se Egjipti ishte shteti kryesor, që lëvizi në mënyrë efikase dhe serioze për të mbështetur Kosovën deri në krijimin e shtetit të pavarur kosovar.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gjeneralit egjiptian Tarik Al Mahdi lidhur me ardhmërinë e marrëdhënieve midis Egjiptit dhe Kosovës, Ambasadori, Ismaili tha: “Ato janë marrëdhënie të hershme, që nga kohët e lashta, por në kohët moderne kemi nënshkruar tetë marrëveshje midis Ministrive të Kulturës, rinisë, sportit dhe arsimit të të dy vendeve dhe gjatë dy viteve të fundit kemi nënshkruar nëntë marrëveshje me nëntë Dhoma egjiptiane të Tregtisë, gjithashtu prezantoi dokumentarin “Kosova në mes të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen”.

Ambasadori Ismaili, gjatë qëndrimin zyrtar në Egjipt u prit në takim nga Dr. Halid Fethallah, Drejtor i Institutit të Radios dhe Televizioni në kuadër të Autoritetit Kombëtare të Medias në Kajro. Gjithashtu ishte pjesëmarrës në Seminarin ”Mbi perspektivat e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis Egjiptit dhe Kosovës” të organizuar nga po ky Institut. 

Në vazhdë të takimeve ambasadori Ismaili, zhvilloj një takim me ambasadorin Munir Zahran, Kryetar i Bordit të Këshillit për politikë të Jashtme të Egjiptit. Gjatë këtij takimi ambasadori Ismaili njoftoi ambasadorin Zahran për arritjet e fundit në Kosovë dhe biseduan për mbajtjen e një tribune në mes Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Këshillit të Egjiptit, ku do të marrin pjesë tre ambasadorë nga Egjipti dhe 3 nga Kosova ku do të diskutohet në lidhje me forcimin e bashkëpunimit në mes të dy shteteve.Në kuadër të kësaj vizite, në përmbyllje të takimeve ambasadori Beqir Ismaili ka realizuar edhe shumw takime të tjera me personalitete të larta egjiptiane. 

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30