Drejtori i Akademisë Diplomatike viziton Britaninë e Madhe, synohet zgjerimi i bashkëpunimit dypalësh me Akademitë simotra

Londër, 24 - 26 Maj, 2017 - Drejtori i Akademisë Diplomatike, ambasadori Beqir Ismaili, qëndroi për një vizitë zyrtare disa ditore në Britani të Madhe, ku zhvilloi disa takime me udhëheqës të Akademive Diplomatike simotra dhe zyrtarë të tjerë me qëllim të diskutimit dhe shqyrtimit të mundësive për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunim dypalësh.

Ambasadori Beqiri fillimisht është takuar me drejtorin e Akademisë Diplomatike dhe Qeverisjes Ndërkombëtare në Universitetin e Lougbourough-it, Nabil Ayad, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm, duke e njoftuar më pas me punën dhe prioritetet e Institucionit që ai e drejton. Të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e mëtutjeshëm në këtë drejtim.

Ambasadori Beqiri më pas ka takuar Prof. Joseph Mifsud, drejtor i Akademisë Diplomatike në Universitetin e Sterlingut. Mundësia e trajnimeve specifike për Ambasadorë të Republikës së Kosovës dhe stafin diplomatik, por, edhe angazhimi eventual për lobim në kontinente të ndryshme të botës ishin disa nga temat që u diskutuan gjatë këtij takimi.

Në margjina të kësaj vizite, ambasadori Beqiri kishte një takim të ndarë edhe me Dr. Nagi Idriz, drejtor i Qendrës së Praktikës të së Drejtës Ndërkombëtare në Londër. Edhe në kuadër të këtij takimi u diskutuan në përgjithësi çështje të bashkëpunimit reciprok, por, edhe ato të zhvillimeve ndërkombëtare, por, që mund të jenë në interes të Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Britaninë e Madhe ambasadori Beqiri takoi edhe Daniel Garlick, zyrtar për Kosovën në MPJ-në britanike. Ai, e njoftoi këtë të fundit me punën që ka bërë Akademia Diplomatike e Kosovës që nga themelimi dhe shprehu interesimin për të nisur bashkëpunimin me Akademinë Diplomatike të MPJ-së britanike, duke propozuar në veçanti shikimin e mundësive për nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi në të ardhmen për kryerjen e praktikës për diplomatë kosovarë për një periudhë 2-3 mujore në këtë Institucion. Gatishmëria për bashkëpunim është shprehur edhe nga pala britanike, sidomos në ofrimin e trajnimeve.

Në kuadër të kësaj vizite, ambasadori Beqiri ka takuar edhe ambasadorin e Republikës së Kosovës në Britaninë e Madhe, Lirim Greiçevci.

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31