Akademia Diplomatike dhe Universiteti “Ukshin Hoti” organizuan konferencë për Ditën e Evropës

Prizren, 8 maj 2017 – Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, për nder të Ditës së Evropës, kanë organizuar konferencë me temën: “Sa është i sigurt Bashkimi Evropian në rrugëtimin e tij”.

Në këtë konferencë morën pjesë ambasadori i Norvegjisë, Per Strand Sjaastad, drejtori i Akademisë Diplomatike të Kosovës, ambasador Beqir Ismaili, dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Ass. Dr. Arif Riza, prorektori Dr. Sc. Sadik Idrizi, studentë dhe pjesëmarrës të shumtë.

Në fjalimin e tij, ambasadori Ismaili theksoi rolin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve fqinjësore si garanci për paqe, siguri dhe stabilitet, si dhe parakusht për integrim në Bashkimin Evropian.Fillimisht, Ambasadori Ismaili ka vlerësuar lartë rolin e Universitetit të Prizrenit, që nga themelimi i tij.Ambasadori Ismaili ka folur edhe për rëndësinë e marrëdhënieve fqinjësore. “Duke e konsideruar bashkëpunimin Rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, si shtylla që garantojnë paqe, siguri e stabilitet, si parakusht për integrim në Bashkimin Evropian, procesi i bashkëpunimit me Evropën mbetet fokus imediat dhe një nismë parimore, bazuar në vullnetin e mirë të vendeve rajonale”.Ai ka bërë thirrje që t’i thuhet jo frymës së izolimit dhe të përjashtimit, përkundrazi bashkëpunimi dhe integrimi janë parakushte për suksesin e plotë drejt misionit të tij.BE-ja, sipas tij, dëshiron të perceptojë Kosovën si një Kosovë evropiane dhe të përparuar, me një të ardhme të qëndrueshme për qytetarët e saj. “Prandaj, është e domosdoshme që edhe Kosova të hapëroj përkrah vendeve rajonale dhe gjithë së bashku të angazhohemi për një përparim, stabilitet dhe siguri rajonale”, ka thënë ambasadori Ismaili.Sipas tij, të gjithë kemi nevojë për ndihmën dhe mbështetjen e njëri-tjetrit, sepse, duam që popujt tanë të jetojnë të lumtur dhe në mirëqenie, sepse të përbashkët e kemi synimin përfundimtar, atë të Bashkimit Evropian.Ambasadori Ismaili ka përmbyllur fjalimin duke thënë se pjesëmarrja e Misionit Diplomatik, studentëve, në këtë konferencë, është tregues i qartë se Kosova gëzon përkrahje të plotë të këtyre vendeve, për zhvillim dhe integrim në familjen evropiane. “Bashkërisht këtë proces mund të realizojmë me një sukses të plotë, për të mirën e popujve tanë”, ka përfunduar ai.

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31