Takim me Z. Mohamed Ketata nga AUF

Prishtinë, 30 mars 2017 – Në kuadër të Javëve të Frankofonisë në Kosovë, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike Ambasadori Beqir Ismaili realizoi një takim me Drejtorin Rajonal të Agjencisë Universitare të Frankofonisë Z. Mohamed Ketata.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për fushat e bashkëpunimit ndër-institucional si dhe aktivitetet që mund të organizohen së bashku. Ambasadori Ismaili ka falënderuar përkrahjen për Akademinë Diplomatike që e ka dhënë Ambasada e Francës në Kosovë dhe është shprehur i bindur se kjo do të vazhdojë tutje. 

 

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Këshilltarja për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore e Ambasadës së Francës në Kosovë, Znj. Cecile Fisteberg.

 

Simbolet Shtetërore
Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31