FTESË: Ligjërata "Diplomacia publike: Marrëdhëniet Kosovë-Egjipt"

Prishtinë, 28 shkurt 2017 - Akademia Diplomatike organizon ligjëratën "Diplomacia publike: Marrëdhëniet Kosovë-Egjipt" me Ambasadorin Mohamed Elorabi dhe Z. Ahmed Elmoslemany, të mërkurën, më 1 mars 2017, në ora 11:00h, në Bibliotekën Kombëtare "Pjetër Bogdani" në Prishtinë.

Ambasadori Mohamed Elorabi momentalisht është deputet në Parlamentin e Egjiptit. Ndër të tjera, ka qenë ish Ministër i Punëve të Jashtme të Egjiptit si dhe së fundmi e ka udhëhequr Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme të Parlamentit të Egjiptit.

 

Z. Ahmed Elmoslemany është shkrimtar dhe gazetar në disa gazeta duke përfshirë Al-Ahram dhe ka emisionin më të shikuar në botën arabe në televizionin TV DREAM me titull "Botimi i parë - Et Taba El Ula". Ndër të tjera, ka qenë edhe ish Këshilltar i Veçantë i Presidentit të Egjiptit Sh. T. Z. Adly Mensur.

 

Ligjërata mbahet në gjuhën shqipe dhe arabe, dhe është e hapur për të gjithë të interesuarit.

  

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31