Trajnim për protokoll për zyrtarët e Policisë së Kosovës

Prishtinë, 24 shkurt 2017 – Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës në kuadër të aktiviteteve të saja ka organizuar trajnimin për protokoll për zyrtarët e Policisë së Kosovës me ligjërues z. Haki Merovci, këshilltar dhe ekspert i protokollit.

Në fjalën mirëseardhëse Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike Ambasadori Beqir Ismaili foli për rëndësinë që arti i protokollit ka për një shtet, e në veçanti për rolin e policisë. Duke marrë parasysh që policia kufitare janë kontakti i parë që të huajt e kanë kur hyjnë në një shtet, Ambasadori Ismaili i quajti ata “ushtarë të padukshëm” që ndikojnë direkt në imazhin e një vendi.


Temat e prezantuara dhe demonstruara në këtë trajnim përfshijnë legjislacionin për protokollin e shtetit, ceremonialin diplomatik, Konventat e Vjenës, klasat diplomatike, funksionin diplomatik të misionit, punët në misionin diplomatik, përparësitë zyrtare, ambasadorët në detyrë, korrespodenca diplomatike, statuset PRV-VIP, imuniteti diplomatik, pasaporta diplomatike, etiketa, dhe privilegje. 


Pjesëmarrës të këtij trajnimi ishin 30 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga nivele e departamente të ndryshme, sidomos ata nga Departamenti për Kufij.

 

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31