Drejtori i AD-së së Shqipërisë dhe diplomatë të rinj shqiptarë vizitojnë AD-në e Kosovës

Prishtinë, 25 janar 2017 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike Ambasadori Beqir Ismaili pati kënaqësinë të mirëpres në një takim drejtorin e Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ambasadorin Edmond Trako, dhe dhjetë diplomatë të rinj shqiptarë.

Para të pranishmëve, ambasadori Ismaili e bëri një prezantim për historikun dhe aktivitetet e Akademisë Diplomatike kosovare, me theks të veçantë aktivitetet me interes për diplomatët shqiptarë. Bisedimet u zhvilluan edhe në drejtim të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit, bazuar edhe në Memorandumin e Bashkëpunimit të nënshkruar nga të dyja institucionet. Ambasadori foli edhe për përvojat e tij personale akademike e në cilësinë e diplomatit të parë kosovar në Egjipt.


Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30