Trajnim për Protokollin e avancuar me z. Haki Merovci

Prishtinë, 20 janar 2017 - Akademia Diplomatike e ka organizuar trajnimin për "Protokollin e avancuar – Diplomaci e rafinuar dhe suptile: Roli, njohuritë dhe praktikat” me Z. Haki Merovci, këshilltar dhe ekspert i protokollit.

Hapjen e këtij aktivitet e bëri Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike Ambasadori Beqir Ismaili. Pasi i përshëndeti zyrtarët pjesëmarrës, Ambasadori Ismaili foli për rëndësinë e protokollit në një shtet, duke shpalosur njohuritë dhe përvojat e tij të fituara edhe duke jetuar dhe shërbyer si ambasador në Egjipt dhe nga vizitat zyrtare në shtete të ndryshme të botës. 


Temat e përmbledhura në këtë sesion trajnimi përfshinë protokollin dhe etiketën diplomatike, rregullat e veshjes, vendosja e flamujve në konferenca ndërkombëtare, adresimi i personaliteteve të huaja, llojet e vizitave dhe delegacioneve,  preseancat zyrtare dhe rreshtimi në vend dhe jashtë, pritja e delegacioneve, rolin dhe praktikat ndërkombëtare të protokollit. 


Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. 

 

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31