Takim kortezie me Ambasadorin e Maqedonisë

Prishtinë, 18 janar 2017 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike Ambasadori Beqir Ismaili takoi Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Kosovë Sh. T. Z. Ilija Strashevski.

Të dy ambasadorët biseduan për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy Akademive Diplomatike, për realizimin e aktiviteteve të parapara në Protokollin e Bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve të nënshkruar më 22 janar 2015, si dhe për zgjerimin e këtij bashkëpunimi.

 

Diplomatët e Republikës së Maqedonisë kanë marrë pjesë rregullisht në Shkollat Pranverore të organizuara nga Akademia Diplomatike e Kosovës, si dhe diplomatët kosovarë kanë marrë pjesë në Shkollën e Diplomacisë të organizuar nga Akademia Diplomatike e Republikës së Maqedonisë. 

 


Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31