Takim kortezie me Ambasadoren Kroate ShSZnj Marija Kapitanovic

Prishtinë, 16 janar 2017 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike Ambasadori Beqir Ismaili realizoi një takim kortezie me Ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë Sh. S. Znj. Marija Kapitanovic.

Ambasadorët biseduan për përvojat e deritanishme frytëdhënëse të bashkëpunimit dhe për forcimin dhe zgjerimin e partneritetit. 

 

Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Europiane të Republikës së Kroacisë e ka përkrahur Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës që nga themelimi i saj, duke ofruar ligjërues në Prishtinë dhe duke i trajnuar zyrtarët e diplomatët kosovarë në Kosovë e Kroaci. Diplomatët kroatë gjithashtu marrin pjesë rregullisht në Shkollën Pranverore për Diplomatë të Rinj të Akademisë Diplomatike të Kosovës.  

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31