Takim kortezie me Ambasadoren Gjermane
Prishtinë, 16 janar 2017 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike Ambasadori Beqir Ismaili takoi Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Sh. S. Znj. Angelika Viets.
Gjatë këtij takimi është diskutuar bashkëpunimi i frytshëm që Akademia Diplomatike ka me Ambasadën e RF të Gjermanisë në Kosovë e me institucionet gjermane, dhe nevoja që bashkëpunimi të zgjerohet.