Takim kortezie me Ambasadorin e SHBA-ve ShTZ Gregory Delawie

Prishtinë, 11 janar 2017 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike Ambasadori Beqir Ismaili realizoi një takim kortezie me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë Sh. T. Z. Gregory T. Delawie.

Udhëheqësit e të dyja institucioneve në fjalë kanë biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm, dhe për planet për të ardhmen. Ambasadori amerikan Delawie me këtë rast nënvizoi se Ambasada e SHBA-ve do të vazhdojë ta përkrahë Akademinë Diplomatike.

 

Akademia Diplomatike, përveç me Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, ka lidhur marrëveshje dhe bashkëpunon me një numër institucionesh amerikane. 

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31