Përfundon Trajnimi i trajnerëve me Institutin Holandez “Clingendael”

Hagë, 5-10 dhjetor 2016 – Organizuar nga Akademia Diplomatike në bashkëpunim me Institutin Holandez për Marrëdhënie Ndërkombëtare “Clingendael”, ka përfunduar sesioni i gjashtë dhe i fundit i programit “Trajnimi i trajnerëve” për tetë zyrtarë e diplomatë kosovarë.

Përveç pjesëmarrësve dhe ligjëruesit Z. Nils de Mooij, në ceremoninë e certifikimit morën pjesë edhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Holandë Sh. S. Znj. Vjosa Dobruna, drejtori i institutit holandez “Clingendael” Z. Ron Ton, si dhe zyrtari i lartë për trajnime dhe zhvillim i Akademisë Diplomatike Z. Enis Xhemaili.

 

Z. Ron Ton tha me këtë rast se Akademia “Clingendael” ka kënaqësinë që ka përkrahur zyrtarët e Republikës së Kosovës edhe para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë me Akademinë Diplomatike të Kosovës. 

 

Një fjalë rasti e mbajti edhe ambasadorja Dobruna e cila i përgëzoi të gjithë diplomatët dhe iu kërkoi atyre që ta shpërndajnë këtë dije tek kolegët e tyre në Kosovë. Ndërkaq, në emër të Akademisë Diplomatike foli Z. Enis Xhemaili i cili tha se i inkurajon pjesëmarrësit e këtij trajnimi që të vazhdojnë tutje dhe se Akademia Diplomatike do ti përkrahë ata edhe në të ardhmen. 

 

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31