Bashkërendohen aktivitetet e përbashkëta me AD-në e Shqipërisë

Tiranë, 22 shtator 2016 – Zyrtarët e lartë të Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës kanë realizuar një vizitë zyrtare në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Qëllimi i vizitës ishte njohja me udhëheqësinë e re të Akademisë Diplomatike të Shqipërisë, shkëmbimi i përvojave institucionale të deritanishme, si dhe bashkërendimi i aktiviteteve të përbashkëta për sivjet dhe vitin e ardhshëm. Fillimisht, drejtorit të ri të Akademisë Diplomatike të Shqipërisë, ambasadorit Edmond Trako, si dhe specialistit Kastriot Noli, zyrtarët kosovarë iu dëshiruan punë të mbarë dhe suksese. U diskutua për aktivitetet që do të realizohen deri në fundvit si dhe për ato që mund të organizohen në vitin në vijim nga të dyja institucionet, dhe ku mundet të ketë pjesëmarrje reciproke. 

 

Zyrtarët gjithashtu morën pjesë edhe në “Forumin e Bashkëbisedimit” me diplomatin shqiptar Dr. Jorgji Kote, bazuar në botimin e fundit të tij të titulluar “ Diplomacia për të gjithë”. Ky aktivitet është organizuar në kuadër të promovimit të punimeve (qofshin këto libra, artikuj, apo analiza studimore), të diplomatëve shqiptarë e të huaj, nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Qendrën e Ekselencës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Me këtë rast, u takuan edhe diplomatë e zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, si dhe nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Shqipëri.

 

Zyrtarët pjesëmarrës nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës ishin zyrtari i lartë për trajnime dhe zhvillim, z. Enis Xhemaili, si dhe zyrtarja e lartë e Akademisë Diplomatike, znj. Gjylymsere Kundja.

 

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30