Ish-Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Miodrag Vlahović, paraqiti pikëpamjet për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Prishtinë, 8 korrik 2016 – Republika e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi duhet të vazhdojnë bashkëpunimin bilateral dhe të fokusohen në proceset integruese drejt Bashkimit Evropian.

Këtë mesazh e ka dhënë sot në Prishtinë, Miodrag Vlahović, ish ministër i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, njëherësh ish ambasadori i këtij shteti në Washington.

 

Porosinë për të dyja vendet, ish ministri Vlahović, e ka dhënë në një ligjëratë të organizuar nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ku temë diskutimi ishte “Ballkani Perëndimor, sfidat dhe perspektivat: një këndvështrim nga Mali i Zi”.

 

Derisa ka folur për raportet e mira ndër fqinjësore, ish ministri Vlahović ka theksuar se në të mirë të të dyja shteteve, Kosova dhe Mali i Zi, duhet të thellojnë bashkëpunimin e tyre në marrjen e iniciativave të përbashkëta që kanë për qëllim përshpejtimin e procesit integrues në Bashkimin Evropian.


Në këtë ligjëratë është diskutuar edhe për tema tjera sa i përket bashkëpunimit rajonal në interes të integrimit evropian. Ish ministri Vlahović, është përgjigjur në pyetjet e shumta të audiencës e cila përbëhej nga përfaqësues të korit diplomatik, zyrtarë të MPJ-së, përfaqësues të institucioneve tjera si dhe të  shoqërisë civile. 

 

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30