Hoxhaj vlerëson lart kontributin e Hungarisë në shtetndërtimin e Kosovës

Prishtinë, 24 qershor 2016 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë Laszlo Markusz dhe profesorin e së drejtës ndërkombëtare nga Universiteti ELTE në Hungari, Pal Sonnevend.

Ministri Hoxhaj me këtë rast iu ka shprehur mirënjohje përfaqësuesve të shtetit hungarez për mbështetjen që Hungaria në vazhdimësi po i ofron Republikës së Kosovës, nëpër të gjitha proceset që po kalon, duke ndihmuar shtetndërtimin e saj.


Hoxhaj dhe profesori Sonnevend shkëmbyen pikëpamjet për një numër çështjesh që kanë të bëjnë me avancimin e Kosovës në sferën multilaterale. 


Në këtë këndvështrim, profesori Sonnevend ka mbajtur një ligjëratë në ambientet e MPJ-së për zyrtarë të institucionit dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Temë e ligjëratës ishte “Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, procedurat, sfidat dhe mundësitë”, e bashkë organizuar nga Akademia Diplomatike e Kosovës e MPJ-së, Departamenti për Organizata Ndërkombëtare në MPJ dhe Ambasada e Hungarisë në Kosovë.  

 

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31