Nënshkruhet Marrëveshje me Akademinë Diplomatike të Republikës Çeke

Prishtinë, 30 maj 2016 – Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës ka lidhur Marrëveshje Mirëkuptimi për Bashkëpunim me Akademinë Diplomatike të Republikës Çeke.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga drejtori i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës Ambasadori Skender Durmishi, si dhe nga I ngarkuari i përkohshëm me punë në Ambasadën e Republikës Çeke në Prishtinë z. Ivo Šilhavý. 

 

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, Ambasadori Durmishi ka thënë “Marrëveshja është hap i rëndësishëm dhe ne u jemi mirënjohës AD-së së Republikës Çeke për gatishmërinë që të na ofrojnë përvojat e tyre të çmuara. Marrëveshja ofron bazë të mirë juridike për bashkëpunim në shumë fusha. Jam optimist se, në bazë të përvojave të deritashme, do të bëjmë këtë bashkëpunim me dinamika të reja dhe me përmbajtje profesionale në interes të diplomatëve tonë.”

 

Ndërkaq, në anën tjetër I ngarkuari me punë Šilhavý tha: “Jam i kënaqur të them se marrëdhëniet e shkëlqyeshme të ndërsjella ndërmjet MPJ-ve të Çekisë dhe Kosovës kanë arritur një nivel të ri dhe progresiv me formalizimin e bashkëpunimit të Akademive Diplomatike të dy ministrive.”

 

Marrëveshja u jep prioritet hulumtimeve të përbashkëta, përdorimin e metodave të reja për trajnime për diplomatë dhe specializime në fusha të politikës së jashtme, marrëdhënieve ndërkombëtare, dhe temave të tjera të fushës së diplomacisë. Bashkëpunimi në këtë marrëveshje mund të përfshijë organizimin e përbashkët të trajnimeve bazike apo të specializuara, shkëmbimin e materialit mësimor, shkëmbimin e diplomatëve të rinj, shkëmbimin e njohurive dhe përvojave në organizimin e iniciativave akademike, në organizimin e kurseve të gjuhëve e të tjera. 

 

Në ceremoninë e marrëveshjes morën pjesë edhe zyrtarë të tjerë nga Ambasada e Republikës Çeke në Prishtinë dhe nga Akademia Diplomatike. 

 

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30