Lajme

Nënshkruhet Memorandumi për trajnimin e diplomatëve dhe shkëmbimit të përvojave në mes Kosovës dhe Tajlandës

06 Shtator 2017

Prishtinë, 4 Shtator 2017 – Përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe homologët e tyre nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Tajlandës kanë nënshkruar të hënën një Memorandum Mirëkuptimi për promovimin e bashkëpunimit më të ngushtë në trajnimin e diplomatëve dhe shkëmbimit të përvojave në çështjet e interesit të përbashkët, duke hapur dritare të reja bashkëpunimi në mes të dyja vendeve.më shumë

Ambasadori Ismaili vizitoi Mbretërinë Hashemite të Jordanisë

17 Gusht 2017

Aman, 7-9 gusht 2017 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Kosovës, ambasadori, Beqir Ismaili ka vizituar Mbretërinë Hashemite të Jordanisë. Gjatë vizitës dy ditore ambasadori Ismaili ka takuar personalitete nga jeta politike dhe diplomatike e Jordanisë. Si fillim ai ka takuar drejtoreshën e Institutit Diplomatik të Jordanisë, ambasadoren Lina Arafat për të finalizuar nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit midis Akademisë Diplomatike të Kosovës dhe Institutit Diplomatik të Jordanisë. më shumë

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit midis Akademisë Diplomatike të Kosovës dhe Institutit Diplomatik të Jordanisë

15 Gusht 2017

Aman, 6-10 Gusht 2017 - Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës dhe Instituti Diplomatik i Jordanisë kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit në mes këtyre dy Institucioneve simotra, duke krijuar mundësi të reja të zgjerim të mëtejmë të bashkëpunimit në shkëmbimin e informatave dhe përvojave përkitazi me programet e tyre përkatëse të studimit dhe hulumtimit, seminareve dhe aktiviteteve tjera akademike dhe të trajnimit.më shumë

Drejtori i Akademisë Diplomatike priti në vizitë delegacionin nga universiteti i Iowa-s

17 Korrik 2017

Prishtinë, 17 korrik 2017 - Drejtori i Akademisë Diplomatike, ambasadori Beqir Ismaili, priti në vizitë një delegacion nga Universiteti i Iowa-s. Gjatë këtij takimi u diskutua për forcimin e bashkëpunimit në mes të Akademisë Diplomatike dhe Universitetit të Iowa-s.më shumë

Drejtori i Akademisë Diplomatike, Beqir Ismaili takoi ambasadorin e Egjiptit, Mohamed Khaleel

13 Korrik 2017

Tiranë, 13 korrik 2017 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Kosovës, ambasadori Beqir Ismaili, realizoi një takim me ambasadorin e Egjiptit në Tiranë, Mohamed Khaleel.më shumë

previous

36-40 Nga 190

next
Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31