Lajme

Trajnim lidhur me arkivat dhe menaxhimin e dokumenteve të MPJ-së

25 Nëntor 2015

Prishtinë, 24 dhe 25 nëntor 2015 – Akademia Diplomatike në bashkëpunim me Departamentin e Arkivave në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe me Institutin Hungarez për Punë të Jashtme dhe Tregti, për herë të parë organizoi trajnim dyditor për mënyrën e menaxhimit të dokumenteve zyrtare me fokus të veçantë në Ministri të Punëve të Jashtme.më shumë

Marrëveshje e re për kursin e gjuhës frënge

13 Nëntor 2015

Prishtinë, 12 nëntor 2015 – Akademia Diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Ambasadën e Francës në Kosovë për ciklin e radhës të kursit të gjuhës frënge. Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Akademisë Diplomatike Z. Skender Durmishi dhe Zëvendës-Ambasadorja e Ambasadës së Francës në Kosovë Znj. Lise Moutoumalaya.më shumë

Akademia Diplomatike sjell përvojat e vendeve të rajonit në integrimet në BE

05 Nëntor 2015

Prishtinë, 4 nëntor 2015 – Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me akademitë diplomatike të Kroacisë dhe Malit të Zi organizoi konferencë trelaterale me temë “Trajnimi diplomatik dhe integrimi në BE”. më shumë

Akademia Diplomatike e Panamasë - avokate e Kosovës në Amerikën Qendrore

02 Nëntor 2015

Panama City, 30 tetor 2015 - Akademia Diplomatike e Panamasë, përveç bashkëpunimit me Akademinë Diplomatike të Kosovës, do të jetë edhe avokate e Kosovës në vendet e Amerikës Qendrore, me fokus imediat lidhur me procesin e anëtarësimit në UNESCO. Kjo është pohuar nga drejtori i Akademisë Panameze, Ambasadori Marsel Salamin, në takim me drejtorin e Akademisë Diplomatike të Kosovës, Skënder Durmishi, i cili shoqërohej nga e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Panama, znj. Zana Rudi. më shumë

Marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë Diplomatike të Kostarikës

30 Tetor 2015

Panama City, 29 tetor 2015 – Akademia Diplomatike e Kosovës ka lidhur Marrëveshje Bashkëpunimi me Institutin e Shërbimit të Jashtëm të Kostarikës. Marrëveshja është firmosur në Panama City nga drejtori i Akademisë Diplomatike, z. Skender Durmishi, dhe nga drejtuesja e Misionit Diplomatik të Kostarikës në Panama, znj. Ingrid Picado Monge. më shumë

previous

136-140 Nga 223

next
Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30