Lajme

Akademia Diplomatike e Panamasë - avokate e Kosovës në Amerikën Qendrore

02 Nëntor 2015

Panama City, 30 tetor 2015 - Akademia Diplomatike e Panamasë, përveç bashkëpunimit me Akademinë Diplomatike të Kosovës, do të jetë edhe avokate e Kosovës në vendet e Amerikës Qendrore, me fokus imediat lidhur me procesin e anëtarësimit në UNESCO. Kjo është pohuar nga drejtori i Akademisë Panameze, Ambasadori Marsel Salamin, në takim me drejtorin e Akademisë Diplomatike të Kosovës, Skënder Durmishi, i cili shoqërohej nga e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Panama, znj. Zana Rudi. më shumë

Marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë Diplomatike të Kostarikës

30 Tetor 2015

Panama City, 29 tetor 2015 – Akademia Diplomatike e Kosovës ka lidhur Marrëveshje Bashkëpunimi me Institutin e Shërbimit të Jashtëm të Kostarikës. Marrëveshja është firmosur në Panama City nga drejtori i Akademisë Diplomatike, z. Skender Durmishi, dhe nga drejtuesja e Misionit Diplomatik të Kostarikës në Panama, znj. Ingrid Picado Monge. më shumë

Organizohet trajnim për çështje konsullore

30 Tetor 2015

Prishtinë, 29 - 30 tetor 2015 – Akademia Diplomatike në bashkëpunim me Departamentin për Çështje Konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme kanë organizuar sesionin e dytë të trajnimit për çështje konsullore me temë “Sistemi i Regjistrit Qendror të Gjendjes Civile”.më shumë

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi me Institutin Diplomatik të Republikës së Bullgarisë

20 Tetor 2015

Prishtinë, 20 tetor 2015 – Akademia Diplomatike edhe formalisht nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi me Institutin Diplomatik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë. Marrëveshjen e firmosën drejtorët e dy instituteve, z. Skender Durmishi dhe znj. Tanya Mihaylova. më shumë

Akademia Diplomatike vazhdon organizimin e kurseve të gjuhës gjermane

19 Tetor 2015

Prishtinë, 19 tetor 2015 – Akademia Diplomatike ka nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit me Qendrën për Mësimin e Gjuhës në Prishtinë – Partner i Institutit Goethe, për kurse të gjuhës gjermane për 24 diplomatë dhe zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. më shumë

previous

106-110 Nga 190

next
Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31