Shkolla e parë: "Të drejtat e njeriut, Paqja dhe Siguria"

2014

Në bashkëpunim me Fondacioni Fredrich Ebert është organizuar “Shkolla e Parë Pranverore për të Drejta të Njeriut, Paqe dhe Siguri”. Në këtë shkollë morën pjesë diplomatë nga MPJ-të e Bullgarisë, Hungarisë, Kosovës, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Turqisë. 

 

Në hapje të shkollës pranverore kanë përshëndetur drejtori i Akademisë Diplomatike të Kosovës - Skënder Durmishi, dhe Drejtori i Fondacionit Fredrich Ebert - Prof. Dr. Wulf Lapins. 

 

Z. Durmishi ka shpjeguar arsyet për zgjedhjen e kësaj teme: “të drejtat e njeriut, paqja dhe siguria”. Ai ka theksuar se gjatë kursit njëjavor do të bisedohet për tema aktuale të karakterit rajonal dhe global siç janë kërcënimet nga terrorizmi kibernetik, Bashkimi Europian dhe rëndësia e bashkëpunimit rajonal, tema me rëndësi nga e drejta ndërkombëtare siç është përgjegjësia e shteteve, globalizimi, teknikat diplomatike, korrelacioni në mes të drejtave të njeriut dhe diplomacisë, etj. Ai ka theksuar gjithashtu se përveç temave që janë me rëndësi, kemi edhe partnerë të fuqishëm siç është Fondacioni Fredrich Ebert dhe Akademitë Diplomatike me reputacion. Por, me rëndësi të veçantë është edhe ideja që të krijojmë një forum për diskutim në nivel më të gjerë, duke u zgjeruar në shtetet e rajonit. 

 

Z. Lapins ka thënë se të drejtat e njeriut, paqja dhe siguria nuk janë gjithçka, por pa to, gjithçka është asgjë. Ai ka thënë se, për më tepër, këto terme janë kyçe dhe themelet e Europës demokratike, duke shtuar se në një Europë të integruar, një konflikt ushtarak nuk është më i imagjinueshëm për shkak të procedurave diplomatike dhe juridike të bashkëpunimit dhe zgjidhjes së konflikteve të cilat kanë ngritur ndikimin dhe efektivitetin. Në anën tjetër, ai ka theksuar, se megjithatë këto tema janë ende sfiduese për Europën. 

 

Për Shkollën e Parë të Akademisë Diplomatike kanë dërguar mesazhe urimi edhe Ambasadori Wolfgana Ischinger, Ambasadori Wolfgang Petrisch, Ambasadori Shaun M. Byrnes, Ambasadori Frank Wisner, Prof. Dr. Eckart D. Stratenschulte – drejtor i Akademisë Europiane në Berlin.

 

Shkolla Pranverore zgjati nga 21 deri më 31 maj 2014 dhe filloi me temën “Globalizimi, të drejtat e njeriut dhe shkencat sociale” me ligjërues Ambasadorin Fatos Tarifa – Akademia Diplomatike e Shqipërisë. Temat tjera përfshijnë “Diplomacinë moderne – themelet ligjore, temat e reja dhe sfidat dhe diplomacia në BE”, “Europa në rrugë të paradigmës së re të sigurisë”, “Mbrojtja ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, përgjegjësia penale ndërkombëtare dhe intervenimi humanitar”, “Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe të drejtat e njeriut”, “Siguria kibernetike”, “Negociatat ndërkombëtare”, “Siguria ekonomike në EJL”, “Kuptimi i vlerave dhe standardeve të BE-së: disa mësime nga Kroacia”, etj. 

 

Këto kurse u ligjëruan nga Ambasadori Hans Winkler – Akademia Diplomatike e Vjenës, Gjenerali i Brigadës Wolfgang Peischel – Military Magazine, Prof. Dr. Matthias K. Scheer – Universiteti i Hamburgut, Prof. Dr. Iliriana Islami – Universiteti i Prishtinës, Kolonelin David Johnson – George C. Marschall Center, Dr. Paul Meerts – CLINGENDAEL, Dr. Valbona Zeneli – George C. Marschall, dhe Ambasadori Mladen Anderlic – Akademia Diplomatike e Kroacisë. Në fund, pjesëmarrësit u pajisen me certifikata. 

 

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30