Bordi Akademik

Detyrat dhe përgjegjësitë e Bordit Akademik të Akademisë Diplomatike janë të përcaktuara në Nenin 10 të Rregullores nr. 01/2012 për Funksionimin e Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës.  

 

"1. Bordi Akademik është trup këshilldhënës i Akademisë Diplomatike, i cili ofron këshillime për ndërtimin e politikave trajnuese, studimore dhe hulumtuese të Akademisë.  

 

2. Bordi kryen këto detyra dhe ka këto përgjegjësi:

2.1.  Miraton programin e trajnimeve të Akademisë Diplomatike;

2.2.  Emëron Anëtarët e Nderit në bashkëpunim me Drejtorin e Akademisë;

2.3.  Shërben si platformë e diskutimeve brenda Akademisë dhe sipas nevojës ndihmon në konceptualizimin e dokumenteve të veçanta për MPJ-në.

 

3. Anëtarët e Bordit emërohen nga Ministri me mandat katër (4) vjeçar:

3.1. Bordi përbëhet nga 7 deri në 9 anëtarë të nivelit të lartë akademik vendor dhe ndërkombëtar, të shoqërisë civile dhe diplomatëve vendor dhe/apo ndërkombëtar;

3.2. Anëtarët e Bordit janë bashkëpunëtorë të jashtëm të Akademisë, me përjatim të Drejtorit të Akademisë i cili njëherit është kryesues i këtij trupi këshilldhënës."  

 

Më 30 shtator 2013, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Enver Hoxhaj, mori vendimin nr. 502/13 për Themelimin e Bordit të Akademisë Diplomatike me këtë përbërje:

 

  1. WOLFGANG ISCHINGER – Kryetar i Konferencës për Siguri në Mynih që nga viti 2008;
  2. WOLFGANG PETRITSCH – President i Fondacionit Austriak Marshall dhe bashkëpunëtor në Joseph A. Schumpeter në Universitetin e Harvardit;       
  3. SHAUN BYRNES – Diplomat i SHBA-ve në pension, ish shef i Misionit Vëzhgues Diplomatik në Kosovë si dhe anëtar i Bordit në Universitetin për Studime Ndërkombëtare në Indiana;
  4. ZEJNULLAH GRUDA – Drejtor i Institutit për hulumtimin e krimeve të luftës;
  5. IBRAHIM GASHI – Profesor i asociuar për lëndët: Histori e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Politika e Jashtme dhe Diplomacia në Universitetin e Prishtinës; 
  6. ILIRIANA ISLAMI - Profesoreshë e Asociuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”;
  7. VENERA HAJRULLAHU – Drejtoreshë Ekzekutive në Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile.

Abonimi
Kalendari
HMMEPShD
   1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30